Prisni, prisni s’mbaron ketu,  për Kutinjon përfshihet edhe Juventusi

Futbollisti i Liverpulit, Filipe Kutinjo, gjatë verës së kaluar, ishte në prag të kalimit te Barcelona, por, në fund, transferimi i tij dështoi, por, sidoqoftë, katalonjasit nuk po heqin dorë nga ai dhe ka shumë mundësi që, gjatë sezonin dimëror të transferimeve, në janar, ata t’i rinisin përpjekjet. Por, kësaj here, konkurrenca për të siguruar shërbimet e këtij futbollisti të shkëlqyer brazilian do të jetë edhe më e vështirë, pasi në të do të përfshihet edhe Juventusi.

Sikurse shkruajnë gazeta britanike dhe italiane, Juventusi është gati që t’i paguajë Liverpulit një shumë të madhe që ai ka kërkuar për Kutinjon, ndërsa flitiet për 155 milionë sterlina! Këtë shumë, në fakt, pak a shumë, ishin gati që ta paguanin për këtë futbollist krijues, verën e kaluar, edhe Barcelona dhe PSZH-së, por, në fund, ai mbeti në “Enfild”. Por, duket se Kutinjo nuk do të qëndrojë gjatë në Liverpul.

Sfidanti.al