Geri Lineker, gjatë afro tri javëve të fundit, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me kritikat e forta në adresë të lojës së Karim Benzemas së Realit të Madridit, duke hyrë në “luftë”, madje, edhe me Zinedin Zidane për sulmuesin e mësipërm francez, të cilin ai e konsideron si lojtarin më të mbivlerësuar në botë. Ish-sulmuesi i përfaqësueses angleze dhe të Barcelonës, gjatë viteve të fundit, është bërë i njohur për komentet e tij në Angli, duke qenë se është bërë opinionist futbolli, por, tani, ai u gjend përball një sulmi të ashpër nga ana e ish-golashënuesit legjendar italian Kristian Bobo Vieri.
Bobo popullor njihet edhe për atë se fjalën që duhet ta thotë të fundit, e thotë të parën! Në një studio të hapur në “Bein Sports”, ai tha: “Me të vërtetë, nuk e kuptoj se ç’do Linekeri që del në televizionet e Anglisë. Vetëm, në atë vend, ai mund të punojë si ‘ekspert’ futbolli. Dhe kush na jep mend! Ai që të gjitha golat e tij i ka shënuar nga pesë metra para portës. Puna është se ai vetë ka qenë sulmues dhe çfarë? Nëse një sulmues nuk shënon në dy ndeshje, duhet të vritet?”, vuri në dukje Bobo Vieri.
Sfidanti.al