Markez në Valencia; pole position për të shijuar titullin?

Mark Markez bën një hap të madh drejt fitimit të titullit të tij të katërt në Botërorin e MotoGP. Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Valencias, piloti 24 vjecar fitoi pole position që do ta ndihmojë jashtë mase atë në duelin me Doviciozon në duelin për triumfin final të këtij kampionati me spanjollin që është i vetëdijshëm për diferencën prej 21 pikësh që ka me italianin. Nga ana tjetër për Doviciozon dhe Dukatin e tij, detyra për t’i prishur planet e Markez bëhet shumë  e vështirë duke qenë se ai do të nisë garën nga vendi i nëntë.

Mes Markez dhe Doviciozos ndodhen një sërë pilotësh të aftër dhe të vështirë oër t’u kaluar. kështu në vendin e dytë, u rendit francezi Zarko që la pas italianin e Suzukit, Andrea Janone. Klasifikimi vijon me Horhe Lorencon në vendin e katërt, ndërkohë që sjkuadra që zhgënjeu më shumë ishte Jamaha  me Valentino Rosin që  u rendit në vendin e 7, ndërkohë që Maverik Vinjales u eliminua që në sesionin e dytë të provave zyrtare

sfidanti.al