Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, paralajmëroi kryesinë e klubit bavarez se ekipi po bëhet i vjetër dhe se ai ka nevojë për rifreskim. Bavarezët, në fakt, mbas 11 raundeve, ndodhen në vendin e 1-rë në Bundesligë, por, në fillim, ata patën disa probleme, kështu që ky klub shkarkoi trajnerin Karlo Ançeloti. Ndeshjet e dobta që Bajerni ka zhvilluar në Ligën e Kampioneve, e kanë shqetësuar kryesinë e këtij klubi dhe “sistemin e alarmit”, fillimisht, e ndezi sulmuesi polak i mësipërm 29-vjeçar. Te Bajerni ka gjashtë lojtarë që janë mbi 30 vjeç.
“Nuk duhet të qëndrojmë në ‘ujra të palëvizshme’, pasi çdo ekip ka nevojë për një lojtar të ri të klasit botëror, çdo dy ose tre vite. Duhen rifreskim, një kualitet i ri, gjak i ri i freskët. Ne, tani, kemi një ekip të mirë, por ai, gjithnjë e më shumë, po vjetërohet”, tha me sinqeritet Levandovski.
Sfidanti.al