Murinjo tremb Junajtidin, do të shkojë vërtet tek Paris SG?!

Natyrisht nuk mund të ketë asgjë zyrtare për këtë, veçse mediat britanike po “çahen” nga lajmet për të ardhmen e Zhoze Murinjos. Sipas tyre, vetë klubi i tij, Mançester Junajtid, nuk është i sigurt nëse portugezi do të vazhdojë në “Old Traford” apo do të largohet. Mediat raportojnë burime brenda klubit që thonë se drejtuesit e lartë të Junajtidit janë të shqetësuar dhe gjykojnë se trajneri i tyre mund të shkojë tek Paris SG.

Arsyeja kryesore, sipas tyre, është se Murinjo e sheh të pamundur të konkurrojmë me Mançester Sitin e Pep Guardiolës. Portugezi gjykon se Siti është i mbushur me yje dhe tepër i fortë, ndërsa ai nuk dëshiron të njihet si fitues i vendit të dytë, aq më pak të humbasë duelin me rivalin e tij të madh, Guardiolën. Tek Paris SG do të ishte ndryshe, pasi skuadra është plot me superlojtarë si Nejmar, Mbape, Verrati, Kavani apo Tiago Silva.

Dyshimet i shtoi vetë Murinjo në një intervistë të dhënë më herët, gjatë këtij sezoni, ku lavdëroi shumë Parisin. Zhoze besohet se do ta provojë edhe një herë në “Old Traford”, duke shpresuar të ketë lojtarët kryesorë të padëmtuar (Pogba, Ibrahimoviç) dhe duke i kërkuar klubit shpenzime të tjera, përveç 300 milionë paund stërlinave që ka nxjerrë nga xhepi që kur erdhi në klubi në 2016.

Sfidanti.al