Paralajmerim i Partizanit të Beogradit: Me shqiptarët – asnjë incident!

“Bardhezinjtë” do të presin, këtë të enjte, ekipin e Skënderbeut të Korçës, në kuadrin e raundit të 4-t të Ligës së Evropës. Nga kampi i Partizanit të Beogradit parlajmërojnë se do të merren të gjitha masat përkatëse të sigurisë që ndeshja me ekipin shqiprtar të zhvillohet në kushtet sa më të mira. Midis masave të marra, janë edhe ato që të gjitha biletat, për të hyrë në stadium, do të përmbajnë emrin e personit që e zotëron atë e të dhënat personale, dhe që të miturit të jenë të shoqëruar nga të rriturit, etj.

“Të gjithë së bashku, ne duhet të tregojmë se jemi më të fortë sesa ata individët, për shkak të të cilëve ne jemi dënuar në të kaluarën, duke u detyruar që disa ndeshje t’i zhvillojmë edhe pa tifozë në tribuna. Ne nuk duam dhe nuk do të lejojmë që gjëra të tilla të na ndodhin në ndeshjet e ardhshme. Për ketë arsye, Partizani ka marrë disa masa të reja për të gjithë neve”, vihet në dukje në njoftimin përkatës të publikuar nga klubi beogradas.

Te Partizani thuhet se tifozët duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që përmban ndeshja me Skënderbeun shqiptar dhe se  kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, si në planin konkurrrues,

ashtu edhe në atë organizativ. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Partizanit. Ndeshja e parë mes dy ekipeve përfundoi në barazim 0-0.

Sfidanti.al