Mesi, Kutinjo dhe “Kamp Nou” i modernizuar, planet e Barçës

Filip Kutinjo mund të merret në janar për rreth 150 milionë euro. Ky është plani i Barcelonës dhe besohet se Jurgen Klop do të jetë dakord, pasi braziliani nuk po luan me zemër për Liverpulin. Plot 90 milionë euro do t’i jepen si “pajë” Lionel Mesit vetëm e vetëm që të rinovojë kontratën (përtej rrogës dhe të tjerave), një shumë tepër të madhe do të kërkojë rikonstruktimi i stadiumit ikonik “Kamp Nou”.  Flitet për 600 milionë euro, gjithsej. Gjithë këto shpenzime duhen mbuluar dhe klubi i presidentit Bartomeu ka një zgjidhje, mes të tjerave.

Stadiumi nuk do të quhet më thjesht “Kamp Nou”, por “Kamp Nou Grifols”, sipas një marrëveshjeje që po arrihet me kompaninë e madhe zvicerane të farmaceutikës. Lajmet nga Katalonja tregojnë se kontrata pritet të jetë 30-vjeçare, me vlerë të përgjithshme 340 milionë euro, një rekord përsa i përket pagesës për emrin e stadiumit. Plani i Bartomeut është që 30 për qind e shpenzimeve të stadiumit (200 milionë euro) të vijë nga sponsorizimet, dhe kontrata me Grifolsin e përmbush këtë pritshmëri. Pjesa tjetër (400 milionë euro) do të sigurohen me hua dhe me fitime të tjera.

Sfidanti.al