NBA, perfeksion i Los Anxheles Klipers, asnjë humbje deri tani

Ky fillim sezoni i NBA po rezulton perfekt për Los Anxheles Klipers. Skuadra kaliforniane nuk njeh humbje  dhe fitoren e radhës e shënoi ndaj Portland Treilblejzërs me rezultatin 104-103. Skuadra e Portland i rezistoi mjaft mirë Klipersave, madje për pjesën më të madhe të kohës ishte edhe në udhëheqje të rezultatit. 48 pikë shënuan së bashku  Lilard dhe MekKalum, por që nuk i mjaftuan Portlandit. Los Anxheles Klipers kishte në duart e saj një armë të fprtë me emrin Blejk Grifin i cili ndihmoi kalifornianët të kthejnë ndeshjen në favorin e tyre ne perioden e katert, madje në sekondat e fundit shënoi edhe pikët e fitores për Los Anxheles Klipers

Boston iu kundërpërjgigj Miluokit për humbjen e pësuar një javë më parë duke marrë edhe revanshin. 89-96 ishte rezultati i ndeshjes së fituar nga skuadra e Seltiks për të cilën u dalluan Horford me 27 pikë dhe Kajri Irving me 24. Brogdon dhe Midëllton shënuan nga 15 pikë secili në këtë ndeshje për Miluokin por që nuk e nihmuan këtë të fundit të evitonte disfatën

Fitore në këtë ditë të kampionatit të NBA shënoi edhe Çikago që mundi Atlantën 91-86, Nju Orlins mposhti Sakramentin 114-106, ndërsa Memfis fitoi me teksanët e Dallasit 96-91.

Sfidanti.al