Arsenali duket se është dorëzuar në ‘luftën’ për të mbajtur Sançez në Emirates Stadium. Duke parë refuzimet e njëpasnjëshme të kilianit të ofertave për rinovimin, londinezët vendosën të nxjerrin atë në merkaton e transferimeve që në merkaton e janarit në mënyrë që të përfitojë sa më shumë në aspektin financiar.
Mançester Siti së fundmi e ka shfaqur interesin për Sançez duke bërë edhe një ofertë prej 22.6 milionë Eurosh. Problemi qëndron tek drejtuesit e arsenalit sipas të cilëve kjo shifër është shumë e ulët. Sipas tabloidit beritanik ‘the Sun’, topçinjtë kërkojnë jo më pak se 34 milionë Euro një hifër që i jepo mundësinë të kompesojë një pjesë të investimit prej 42.5 milionë Euro që pranoi të derdhë në arkat e Barcelonës.
Ajo që ka rëndësi për Sançez është se kudo që të shkojë në janar, do të ketë mundësi të luajë në Ligën e Kampioneve pasi sipas rregullores së UEFA klubet kanë të drejtë që të aktivizojnë vetëm 1 futbollist që ka luajtur në fazën e grupeve të Europa League, një kusht që plotësohet nga kiliani.
Sfidanti.al