‘Operacioni Grizman’; mediat spanjolle e shohin francezin te Barcelona

Në Spanjë janë të sigurt, Antuan Grizman nuk do ta ketë të ardhmen te Mançester Junajtid, por te Barcelona. Është ‘El mundo Deportivo’ ajo që flet për kalimin e mundshëm të sulmuesit francez te skuadra katalanase në fund të sezonit.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, nënkampionët e Spanjës, të cilët e kërkuan shërbimin e Grizman edhe gjatë muajve të verës, kanë shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën e kontratës së francezit e cila nga 1 korriku do të bjerë nga 200 në 100 milionë Euro, një shifër kjo që Barcelona nuk do ta ketë aspak problem ta shpenzojë. Barcelona është e vendosur që të sjellë në ‘Camp Nou’, Grizman i cili vlerësohet jashtë mase nga trajneri Valverde, ndërkohë që ai përkufizohet edhe si partneri ideal i Luis suarez në repartin e sulmit.

Sfidanti.al