Murinjo me “tharëse flokësh” ndaj lojtarëve: Dua një përgjigje!

Fitues i lindur, që nuk dëshiron të shkojë në shtrat në mbrëmje si humbës. Zhoze Murinjo, përtej çdo të mete, ka një ambicie dhe një karakter pafundësisht të fortë, duke pasur vetëm një synim në jetë: suksesin. Trajneri portugez i prek pa masë nga humbja e rëndë e skuadrës së tij me emër të madh, Mançester Junajtidi, ndaj Hadërsfildit tepër modest, dhe reagimi ishte përtej proporcionit të pranuar.

Ai iu lëshua si i tërbuar futbollistëve në dhomën e zhveshjes në stadium, fundjavën e kaluar. Në Angli, kjo sjellje quhet sipas stilit të Sër Aleks Fergusonit, “tharëse flokësh”, pra që i bën lojtarët t’u ngrihen flokët përpjetë. Nuk mjaftoi me kaq, pasi Zhoze shkoi të hënën në stërvitje dhe nisi përsëri bërtitjet e tij. “Ai e humbi mendjen, – tregon një burim në klub, – ai u bërtiti lojtarëve duke iu thënë se nuk ishin të mirë sa duhet, u tha se tek Junajtid gjithnjë pritet të fitohet”. “Unë dua një përgjigje nga ju”, – e mbylli Murinjo.

Në mesjavë, Man. Junajtid mundi Suonsin në Kupën e Anglisë duke dhënë një përgjigje, por jo atë që kërkonte trajneri. “Ju duhet të mundni Totenhemin, – ishte kërkesa e re e tij, – kjo kërkohet nga ju. Nuk dua të di se kë ekip keni përballë, dua vetëm që të fitoni”. Junajtid ka 20 pikë, po aq sa Totenhemi, por 5 më pak se Mançester Siti, dhe nëse nuk fitohet ndeshja, Pep Guardiola mund të largohet edhe më shumë në krye të Premier Ligës.

Sfidanti.al