Vinçenco Montela duket se mezi po e pret derbin e Madoninës mes Interit dhe Milanit që luhet këtë të diel në mbrëmje. Në San Siro, do të vihen përballë dy skuadra që ndahen nga një diferencë prej 7 pikësh me Interin që është në pozita më të mira se kuqezinjtë. Por trajneri Montela e mohon këtë diferencë duke thënë se nuk është aspak reale. ‘Mes nesh dhe Interit, kjo diferencë prej 7 pikësh nuk pasqyron aspak të vërtetën si për vlerat e treguara në fushë ashtu edhe në perspektivë-tha Montela-nuk është një sfidë që do të japë verdikte, pasi kampionati është ende shumë I gjatë.
Milani në moment të caktuara ka luajtur më mirë se Interi, por ne jemi gjykuar gjithnjë nga rezultatet’. Montela nuk ngurroi të vlerësojë rivalët zikaltër duke e cilësuar si një skuadër të ekulitbruar dhe eksperte. ‘Interi është një skuadër ekspertë që di shumë mirë të ulë e të rrisë ritmin e lojës-vijoi Montela-për më tepër, në sulm Interi ka lojtarë shumë cilësorë dhe që vrapojnë shumë. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos lëmë shumë hapësira sidomos për krosime. Nuk duhet të lejojmë që Ikardi të furnizohet me topa në sulm’.
Derbi i Madoninës do të jetë i pari për Leonardo Bonuçin i cili së fundmi ka qenë në shënjestrën e kritikave. Trajneri Montela garantoi gjendjen optimale fizike të qendërmbrojtësit duke shtuar se paraqitjet e tij do të përmirësohen. ‘Bonuçi është shumë mirë fizikisht-tha Montela-ne presim më shumë përsa i përket lojës së tij. Unë jam i bindur se ai do të përmirësohet. Tani moment është i tillë që gabimi më I vogël e bën atë fajtor për gjithcka, por Bonuçi është i fortë dhe këtë ai e di shumë mirë. Di të mbrohet dhe nuk shqetësohet. Nuk do të pendohemi që morëm një futbollist si Leonardo’
Sfidanti.al