E thotë Shakira: Pikè është besnik i Barcelonës, nuk ka shumë parash që ta blejë atë

Te Barcelona të gjithë të rrinë të sigurt, Xherard Pikè nuk do ta ‘tradhëtojë’ kurrë klubin katalanas. Garanton për këtë, e fejuara e futbollistit, këngëtarja kolumbiane Shakira gjatë një interviste për programin televiziv italian‘Verissimo’ . ‘Zemra e Pikesë rreh vetëm për Barcelonën-tha artistja 40 vjeçare-mendoj se është ndër të paktët lojtarë që është rritur e formuar këtu duke  ‘e thithur’ tërësisht ideologjinë e skuadrës. Mendoj se nuk ka ofertë të majme që ta bëjë atë të lërë skuadrën e Barcelonës’.

Shakira e vijoi intervistën e saj në lidhje me këtë cështje duke e përkufizuar Pikenë  si një lloj institucioni për Barcelonën.

‘Pikè është kthyer në një institucion te Barcelona-vijoi Shakira-është e vështirë që të gjesh një futbollist të tillë, sepse lojtarët në ditët e sotme janë bërë mercenarë, ikin e vijnë duke kaluar nga njëra skuadër në tjetrën’.

Ndërkaq, vazhdojnë të vijnë përgënjeshtrimet e radhës në lidhje me krizën sentimentale të çiftit. Fillimisht  janë prindërit e Shakirës   që mohuan në mënyrë katgorike ndarjen e këmgëtares me Pikenë, ndërkohë që në media është publikuar një video ku Shakira e Pike shfaqen duke shkëmbyer një puthje pasionante mes tyre në garazhin e banesës së tyre.

Sfidanti.al