Barcelona ka një “spiun” në dhomën e saj të zhveshjes?

Disa mediume spanjollë kanë arritur deri tek informacioni i besueshëm se në dhomën e zhveshjes së Barcelonës ka një “spiun” dhe se Lionel Mesi dyshon te njëri nga bashkëlojtarët! “Kur Mesi e  merr me sy të keq ndonjërin nga futbollistët, atëhere, ai nuk i ka punët mirë”, vë në dukje portali spanjoll “Dario Gol”, sipas të cilit Mesi dyshon se portugezi Andre Gomesh spiunon te bashkatdhetari i tij, Kristiano Ronaldo, duke e informuar atë për atë që thuhet në dhomën e zhveshjes së Barçes!

“Dario Gol” shkruan se ka disa muaj që nga dhoma e zhveshjes së Barcelonës dalin informacione që publikohen në mediumet spanjollë. Shumëkush konsideronte se Nejmari i jepte informacione Marselos,  por, megjithatë, transmetimi i informacioneve vazhdoi edhe pas largimit të futbollistit brazilian (Nejmarit) për te PSZH-ja. Sipas portalit në fjalë, Mesi është i bindur se “spiun” është Andre Gomeshi, kështu që ai i ka rekomanduar kryesisë së klubit katalonjas që ta shesë futbollistin portugez.

Sfidanti.al