UEFA nuk bën shaka: PSZH-ja pranë skualifikimit nga Liga e Kampioneve

Megjithëse presidenti i PSZH-së, Naser Al Kelaifi, thekson, vazhdimisht, se klubi i tij e zhvillon verpimtarinë brenda kuadrit të rregullit financiar fair play të UEFA-s, ka lajme se parisienët janë të detyruar që të marrin masa drastike që të mund të marrin pjesë në Ligën e ardhshme të Kampioneve (LK). “El Pais” shkruan se UEFA ka vendosur që “ushtrojë presion” mbi PSZH-në dhe pronarët e saj të pasur. Mbas ankesave të shumta për shkelje të rregullit financiar play fair nga ana e klubit francez të mësipërm që i kanë dërguar selisë së futbollit evropian klubet e mëdhenj, si Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut dhe Juventusi, UEFA e ka paralajmëruar PSZH-në se do ta ndalojë pjesëmarrjen e saj në sezonin e ardhshëm të LK-së, madje edhe nëse ajo kualifikohet për në këtë konkurrim.

Njoftohet se, mbas paralajmërimit të UEFA-s, pronari Al-Kelaifi e ka marrë seriozisht në konsideratë atë dhe ka bërë të ditur synimin e tij që të shesë një numër të caktuar lojtarësh, që të përmbushë kushtet e regullit financiar fair play. Mbas konsultimeve me presidentin e PSZH-së, menaxherin e përgjithshëm, Blanko dhe trajnerin e ekipit, është vendosur që tetë lojtarë të formacionit që nuk konsiderohen kyç për ekipin, të përfshihen, brenda 48 orëve të ardhshme, në listën e transferimeve.

Sfidanti.al