Kutinjos i iku “treni” i Barcelonës, po treni i Iniestës s’ikën dot

Punët ndryshuan brenda disa ditëve dhe në dritë kanë dalë opsione të reja, kështu që duket se “treni” i Barcelonës i iku Filipe Kutinjos që donte aq shumë të transferohej, gjatë kësaj vere, te klubi katalonjas. Kutinjo u kthye dhe luajti minutat e tij të para me Liverpulin në sezonin e ri që, automatikisht, do të thotë se ai nuk mund të luajë me Barcelonën në Ligën e Kampioneve, edhe nëse ai në janar transferohet te ky klub spanjoll, gjë që, megjithatë, ka shumë pak mundësi që të ndodhë.

Media spanjolle shkruan se Kutinjo nuk është më opsion për Barcelonën dhe se ky futbollist brazilian nuk është më prioritet i klubit katalonjas. Tani, detyrë primare e presidentit barcelonas, Hosep Bartomeu, është zgjidhja e dilemave lidhur me qëndrimin në ekip të Andres Iniestës, duke qenë se ky i fundit, në ndeshjen me Juventusin, tregoi se ai është në gjendje që të luajë akoma në nivel të lartë.

Sfidanti.al