U habite  me Hysajn në rolin e ri? Po ku ishe ti “Adam” me Izraelin …

Ku ishe ti “Adam” pas ndeshjes me Izraelin ? Kjo pyetje vlen per menaxherin e  Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi qe qenka  çuditur keqazi  kur ka parë mbrojtësin në një rol të ri të caktuar nga trajneri Kristian Panuçi në Kombëtare ne ndeshjen me Lihtenshtejnin. Ajo që ka ndodhur me mbrojtësin e altarit me Lihtenshtejnit, shijon si një bonbone kur kujton se De Biazi e përzuri nga fusha, duke liruar bravat e portës në ndeshjen me Izrealin. Pati frikë të fliste HYsaj, pale të dëgjoje zërin e rebeluar të menaxherit  Xhiufredi.  Atëhere Elsedi, i cili konsiderohej “ i paprekshëm” dhe Zoti i mbrojtjes, iku nga fusha, duke lënë pas dyshime dhe shijen e një loje të molepsur.  Kjo me Lihtenshtejnin, ku Elsedi u transferua në një rol tjetër,  duket si një “lëvizje shahu”,nga ato pa kokë, sepse ata të shkretët e Lihtenshtejnit, nuk kishin qëllime të këqia..as edhe një herë nuk shkuan në portë.

“E  pashë që Panuçi në Kombëtare e ka aktivizuar në qendër. Sipas meje Elsi ka eksperiencën taktike për të luajtur edhe aty, por është i përshtatur, roli i tij natyral është ai i mbrojtësit të djathtë. Ndoshta ka qenë emergjencë, apo një eksperiment taktik, por është djathtas aty ku arrin të bëjë gjërat më të mira”, -, paska komentuar Mario, engjëlli mbrojtës i mbrojtësit tonë. Nëse do të hynin në lojë edhe menaxherët e tjerë që kanë “mallin” e tyre në ekipin kuqezi, çfarë s’do të kishim degjuar.  Ai i Cikalleshit ,sulmuesi që u bë kurban  në emër të disiplinës së trajnerit të ri, edhe mund  të pyeste me shenjtanllëk: Mister Panuçi, thonë se ke vënë dorë të hekurt dhe disiplina do të bëhet “ferri” për lojtarët e perkedhelur me oraret, po ku ishte disiplina e lojës ne keto dy ndeshje, ajo ku gjithë trajnerët e huaj, sidomos në pjesën e parë, duken sikur janë vëllezer binjakë…

Sfidanti.al