Konte, e gjete edhe një golshënues në ekip, portierin Tibo Kurtua!

Shumë fjalë janë thënë këto kohë për mungesën e alternativave tek skuadra e Antonio Kontes, që do të luftojë në disa fronte këtë sezon. Gjithsesi, trajneri i Çelsit mund të jetë ndjerë i kënaqur kur ka ndjekur portierin e tij, Tibo Kurtua, në stërvitjen e djeshme. Belgu i rikthyer nga kombëtarja jo vetëm kreu ushtrimet e tij në mbrojtje të portës, duke qenë një nga më të mirët në botë në rolin e tij, por bëri edhe diçka tjetër. Shënoi një gol me gjysmë roveshatë, pak a shumë si Kristiano Ronaldo ndaj Ishujve Faroe. Konte mund të jetë pak më i qetë tani, sidomos për rolin ku është më “bosh”, sulmi. Kurtua, ndoshta, kur të kenë “blutë” nevojë, mund të heqë dorezat dhe të dalë përpara, për të zëvendësuar Diego Kostën që është i larguar dhe Fernando Jorenten që nuk erdhi kurrë dhe zgjodhi një ekip tjetër.

Sfidanti.al