Mario Kempes një prej emrave më të mëdhenj të futbolliti argjentinas, kampion bote në vitin 1978, nuk ka ngurruar t’i përkufizojë pa zemër futbollistët e përfaqësuses së Argjentinës që ndaj Venezuelës nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 duke e komplikuar ndjeshëm situatën në Grupin Amerikano Latin të eliminatoreve te Boterorit 2018. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kempes bëri një krahasim me Del Potron për të vënë në dukje diferencat në sjellje në fushën e lojës mes tenistit dhe futbollistëve
‘Sikur 2 apo 3 lojtarë të kishin zemrën e Del Potros, nuk do të kishim probleme dhe nuk do të kritikoheshim kaq shumë-shkruante Kempes në postimin e tij’.
Juan Martin Del Potro në mbrëmjen e së mërkurës bëri një ndeshje të madhe ndaj Roger Federer teksa e mundi 3-1 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të US Open, dicka që nuk ndodhi me skuadrën nënkampione të botës.