Sulmuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Ilija Nestorovski, vuri në dukje atmosferën e shkëlqyer që mbizotëron në ekipin kombëtar maqedonas para ndeshjes me Shqipërinë që do të luhet, sot në mbrëmje, në Strumicë. Ai thotë se portieri i Shqipërisë, Ertrit Berisha, e njeh mirë atë, pasi të dy ata luajnë në Itali.
“Pyesni Berishën, sepse mendoj se ai më njeh shumë mirë mua. Para disa muajsh, unë i kam shënuar gol atij në ndeshjen mes Palermos dhe Atalantës. Mbas fitores sonë në Izrael, atmosfera te neve është mjaft e mirë, ndërsa unë shpresoj se ne do ta përsërisim performancën që dhamë në Haifa. Ne jemi të kënaqur që mesfusha, së bashku me kapitenin Goran Pandev, po luan në nivel të lartë dhe shpresojmë që ajo të na japë topa të saktë që ne të mund ta kërcënojmë portën kundërshtare”, tha Nestorovski.
Sfidanti.al