Maqedonia kundër Shqipërisë pa Elif Elmasin, ” u zverdh” dy herë

Përfaqësuesja e Maqedonisë nuk do t’i ketë shërbimet e futbollistit të saj mjaft të mirë, Elif Elmas, në ndeshjen kundër Shqipërisë që do të luhet të martën në Strumicë. Elmasi ishte lojtar kyç në fitoren (0-1) që Maqedonia arriti në Haifa kundër Izraelit me pasimin e tij mjeshtror mjaft të saktë drejt Goran Pandevit që nuk e pati të vështirë të shënonte golin e fitores në portën izraelite.

Por ky futbollist i ri i talentuar, për shkak të kartonave të verdhë nuk do të mund të luajë në formacion në ndeshjen e ardhshme në Strumicë, pasi atij iu tregua kartoni i verdhë në ndeshjen kundër Izraelit, ndërkohë që ai e kishte një karton të tillë edhe nga ndeshja me Spanjën.

Sfidanti.al