Kjo ishte mënyra elegante, indirekte, gjithmonë e tij. Masimo Morati nuk është më president i Interit, dhe futbolli apo jeta nuk shkojnë me “nëse”, veçse vërtet pyetja të vjen në majë të gjuhës “NËSE në 1998, do të kishte pasur teknologji (VAR), a do të kishte ndihmuar për rastin e diskutueshëm në zonën juventine mes Ronaldos dhe Iulianos? “Ndoshta do të kishte shërbyer, – ishte përgjigja e shkurtër e ish-bosit interist.
Në 1998, besohet shumë se Interi duhej të kishte fituar penallti në Torino ndaj Juventusit për ndërhyrje të Mark Iulianos, sot trajner i Partizanit, ndaj “Fenomenit” Ronaldo, ndërsa gjyqtari Çekarini nuk dha asgjë, madje ka deklaruar se duhej dhënë faull për Juven. Duke folur për shanset e këtij Interi, Morati theksoi se është shpejt të flitet për titull, edhe pse mundësitë janë me trajnerin, lojtarët dhe klubin. Pastaj, ai vlerësoi Juventusin pavarësisht largimit të Bonuçit.
Sfidanti.al