Nuk dihet se kush ka më shumë frikë Maqedonia apo Shqiperia?

Përfaqësuesja e Maqedonisë është bërë me fletë mbas fitores plotësisht të merituar 0-1 në Haifa me Izraelin dhe thotë se homologia e saj e Shqipërisë duhet ta ketë frikë atë, pasi ajo është në formë të mirë dhe, për më tepër, që do të luhet sot në fushën e saj në Strumicë, kurse nga kampi shqiptar vjen menjëherë përgjigja se Maqedonia, po të ishte e sigurt se do të fitojë, atëherë, nuk kishte pse ta luante ndeshjen aq larg, në kufirin me Bullgarinë, në stadiumin e vogël “Mlladost” që nuk mban më shumë se 6000 veta, në Strumicë? Shqiptaret nuk mund te qahen vetem per një privilegj, madje me gjuhen e shifrave quhet rekord, pasi kuqezinjte kane prekur “fundin e detit”  persa i perket renies se çmimit te biletes.Per t’i pare ne Shkoder apo ne Elbasan jane paguar qimet e kokes, çmimi ka kapur edhe 120 euro kurse ne Strumice bileta tribune do te jete 10 euro, kurse anesoret do te jene “falas”.

Sidoqoftë, media në Maqedoni është entuziazte dhe po bën matermatikë se përfaqësuesja e saj, me një fitore eventuale ndaj Shqipërisë, i ka rrugët e hapura drejt vendit të tretë në grupin kualifikues të Kupës së Botës Rusi-2018 që do të jetë edhe arritja më e madhe e këtij vendi të vogël në histori, ndërkohë që asaj i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të zhvilluar, me Shqipërinë, më 5 shtator, me Italinë, më 6 tetor, dhe me Luhtenshtainin, më 9 tetor. Maqedonia, tani, ndodhet në vendin e 5-të me 6 pikë, mbrapa Izraelit që ka 9 pikë dhe Shqipërisë që ka 12 pikë, ndërkohë që Spanja ndodhet në vend të parë me 19 pikë dhe Italia – 16 pikë.

Sfidanti.al