Në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës Rusi-2018, mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, në Strumicë, ekipin shqiptar do ta mbështesin rreth 450 tifozë shqiptarë. Sipas rregullores së UEFA-s, duke pasur parasysh kapacitetin e stadiumit, në rastin konkret atë të “Mlladostit” (rreth 7 000 vende), palës kundërshtare, pra Federatës së Futbollit të Shqipërisë, i takojnë 5 (pesë) për qind të numrit të përgjithshëm të biletave, më kontretisht, afro 450.
sfidanti.al