Mercedes të harrojë Vettel; gjermani rinovoi me Ferrarin deri në 2020

Prej kohësh po qarkullonin zëra, por tani është zyrtare; Sebastian Vettel do të vazhdojë të garojë për Ferrarin edhe për 3 vjet të tjerë. Skuderia italiane nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur rinovimin e kontratyës me 4 herë kampionin e botës të Formula 1 deri në vitin 2020 duke ia prerë përfundimisht shpresat Mercedesit që po mendonte të merrte Vettel në vitin 2018 për të zëvendësuar Leëis Hamilton, kontrata e të cilit me shigjetat e argjendta skadon pikërish në fund të sezonit të ardhshëm. lajmi për rinovimin mes Ferrarit dhe Vettel erdhi vetëm pak ditë pas konfirmimit te Kokëkuqja italiane të finlandezit Kimi Raikkonen. Sebastian Vettel është lideri i Botërorit të Formula 1 të këtij viti. Pas fitores në Çmimin e Madh të Hungarisë, piloti gjerman ka një diferencë prej 14 pikësh me britanikun Hamilton.

sfidanti.al