Radja Nainggolan u la jashtë përfaqësueses belge për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Greqinë, dicka të cilën mesfushori i Romës nuk e kapërdiu dot. Futbollisti u zemërua aq shumë me trajnerin Roberto Martinez sa vendosi të tërhiqet përfundimisht nga kombëtarja e tij. ‘Trajneri më mori në telefon 1 orë përpara se të publikonte listën e të grumbulluarve dhe më tha se krijoi përshtypjen se nuk isha shumë i fokusuar në ndeshjet e përfaqësueses belge gjatë ndeshjeve eliminatore të muajit qershor-deklaroi Nainggolan -gati shpërtheva nga zemërimi kur e dëgjova dicka të tillë. Do të heq dorë nga ndeshjet e përfaqësueses pasi nuk ka më asnjë kuptim. Preferoi të marrë në skuadër Tielemans që nuk aktivizohet shumë te Monaco, ndërsa unë luajta 52 ndeshje me Romën në Serinë A’.
sfidanti.al