New Yorku pret yjet e tenisit botëror për turneun e fundit Grand Slam të vitit, US Open. Duke parë mungesën e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm si Djokovic apo Wawrinka, e gjithë vëmendja do të përqendrohet te binomi Nadal-Federer. Janë pikërisht këta dy sportistë ata që konsiderohen si favoritët e mëdhenj për triumfin final në Flushing Meadows megjithatë ata nuk pritet të luajnë në finalen e madhe. Shorti deshi që t’i vendoste ata në të njëjtën anë të tabelës që do të thotë se nëse gjërat do të shkojnë ashtu sic priten ata do të jenë përballë njëri-tjetrit në gjysmëfinale. Nadal dhe Federer janë dy tenistë që kanë bërë të gjithë admiruesit e tenisit për vete për spektaklin që ata kanë dhuruar në përballjet mes tyre. Spanjolli kryeson 24-13 në ndeshjet direkte me zviceranin, por Federer ka një avantazh në fushat me sipërfaqe të ashpra. Në fakt, zvicerani ka mundur të fitojë 4 ndeshjet e fundit nfdaj Nadal në sipërfaqe të tilla dhe këtu përfshine përballjet në Australian Open, Indian Wells dhe Miami.
sfidanti.al