E gjithë vëmendja e botës është e drejtuar nga Las Vegasi ku do të zhvillohet superdueli i shumëpritutr mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor. Përballë do të jenë dy sportistë të disiplinave të ndryshme në kategorinë e dyluftimeve dhe kjo ka bërë që të ngjallet një kuriozitet i madh, aq sa të përllogaritet një shifër prej 1 miliardë Dollarësh të ardhura. Shifrat janë vërtet të cmendura për këtë ndeshje dhe këtë e tregon edhe fakti që cmimi i biletave për vendet që janë pranë ringut arrin deri në mbi 100 mijë dollarë. Për fituesin e këtij megadueli është përgatitur edhe një gjerdan i quajtur ‘Money Belt’. Ai qështë i përgatitur me lëkurë krokodili, ndërkohë që ka në përbërje të tij elementë prej ari 24 karatë, mbi 3000 diamantë dhe gurë të tjerë të cmuar si safirë dhe smeraldë. Mayweather, në rast fitore do të mund të kalojë një legjendë të boksit si Rocky Marciano i cili u tërhoq nga aktivitetet me bilancin 49 fitore e asnjë humbje, ndërsa McGregor, një specialist i arteve marciale, nëse fiton do të hyjë në histori si ai që shkaktoi surprizën më të madhe në sportet e dyluftimit.
sfidanti.al