Borusia e Dortmundit vendosi që ta ndëshkojë lojtarin e vet, Osman Dembele, për shkak të pakënaqësisë që ai ka shprehur ndaj klubit se ky i fundit nuk e lë atë që të shkojë te Barcelona. Megjithëse, në fillim të verës, klubi i premtoi Dembeles se do ta lejonte atë që të largohej, nëse do të vinte ndonjë ofertë e mirë, tani, ai nuk do që ta shesë atë. Ky futbollist 18-vjeçar u ankua, madje, duke mos u paraqitur as në një seancë stërvitore, kështu që klubi i Borusias vendosi ta pezullojë atë, deri sa të sqarohet situata.
“Ne, si klub, tani, jemi të përqendruar te ndeshja e parë e Bundesligës me Volfsburgun dhe duam një përkushtim të plotë të të gjithë lojtarëve. Dembele, sidoqoftë, mund të stërvitet vetë”, tha, dje, drejtori sportiv i klubit, Zorc, në një prononcim në media.
Duke pasur parasysh pezullimin e Dembeles, mund të konkludohet se klubi i Borusias është pajtuar me faktin se po e humbet Dembelen dhe se vetëm po zgjat kohën, me synimin që të fitojë më shumë nga shitja e tij.
Sfidanti.al