Eden Hazard drejt Barcelonës? Conte: Nuk e ndaloj dot largimin e tij

Pas largimit të Neymar, Barcelona ka filluar të mendojë si të shpenzojë shifrën prej 222 milionë Eurosh të siguruar nga kartoni i tij. Së fundmi në media është folur për mundësinë e kalimit të Eden Hazard në radhët e katalanasve, dicka që trajneri Conte nuk arrin dot ta mohojë në mënyrë kategorike.

‘Eden Hazard është një lojtar cilësor dhe unë si trajner mund të jap opinionin tim-tha Conte-por vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij e merr gjithnjë klubi. Unë pres që ai të vazhdojë të jetë pjesë e Chelseat, nuk është momenti i duhur për ne që të lejojmë largime lojtarësh’. Ndërkaq, Conte vazhdon të mos jetë i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion edhe pse në Stamford Bridge tashmë kanë mbërritur Rudiger, Alvaro Morata, Bakayoko. Një largim i mundshëm i Hazard do të ishte një problem akoma më i madh për trajnerin italian te Bluve te Londres.

sfidanti.al