UEFA apo Maqedonia e donte Strumicën?  E besoni arsyen e popullaritetit

Futbolli kualifikues përfaqësues, për herë të parë në histori, do të shpërngulet jashtë Shkupit. Stadiumi “Mlladost” i Strumicës do të jetë mikpritës i ndeshjes së ciklit kualifikues të Botërorit 2018 mes ekipeve përfaqësues të Maqedonisë dhe të Shqipërisë që do të luhet në ditët e para të shtatorit. Kështu ka vendosur “shtëpia” e futbollit evropian, duke marrë parasysh, midis të tjerave, propozimin e Federatës maqedonase të Futbollit “për ta popullarizuar futbollin edhe në qytete të tjerë të Maqedonisë”, ne rastin konkret në Strumicë.

“Stadiumi ‘Mlladost’ i Strumicës i përmbush të gjithë kriterët e UEFA-s dhe provë për këtë ishte zhvillimi atje i ndeshjeve evropiane të Vardarit të Shkupit, Pelisterit dhe Shkëndijës së Tetovës në Ligën e Kampioneve dhe të Evropës, kështu që ndeshjet kualifikuese, kësaj here, siguruan një ‘bazë’ të re”, vinte në dukje, dje, media maqedonase.

Ndeshja Maqedoni-Shqipëri, sikurse thame më lart, do të zhvillohet në stadiumin “Mlladost” të Strumicës, më 5 shtator, në 20:45, pra, me prozhektorë.

Sfidanti.al