Telenovela ‘Neymar’ shfaqet episodi i radhës; UEFA do të hetojë transferimin te PSG

Transferimi i Neymar te Paris Saint Germain nëse do të realizohet do të hetohet nga UEFA. Ai që e konfrmoi këtë ishte Përgjegjësi i sektorit të Fair Play Financiar, Andrea Traverso në një intervistë për agjencinë e lajmeve EFE, edhe pse për momentin në qeverinë e futbollit evropian nuk është bërë asnjë denoncim. ‘Paris Saint Germain duhet të respektojë rregullat e Fair Play Financiar ashtu sikurse cdo klub tjetër i Evropës-tha ndër të tjerat në intervistën e tij Traverso-duhet të tregojë se nuk ka shenuar humbje financiare mbi 30 milionë Euro në 3 vitet e fundit. Impakti i blerjes së mundshme të Neymar në ekonominë e klubit do të jetë i madh dhe do të zgjasë shumë vjet. Gjykimi i operacioneve të tilla është i komplikuar pasi nuk jemi në dijeni të planeve të klubit parizien që mund të shesë futbollistë për një shifër të ngjashme apo pak më të lartë. Llogaritë do të bëhen më vonë dhe ne duhet të sigurohemi se plotësohen rregullat’.

sfidanti.al