Kliçko–Xhoshua, beteja per hakmarrje apo babezia per milionat

Ukrainasi Vladimir Kliçko dhe britaniku Entoni Xhoshua do të ngjiten përsëri në ringun e boksit për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Xhoshua, sikurse dihet, para disa muajsh, mundi me nokaut teknik Kliçkon dhe u bë kampion bote në versionet IBF, WBA e IBO, që, më parë, ishin në pronësi të boksierit tjetër britanik, Tajson Fjuri, të cilit iu morën titujt, për shkak testit pozitiv të dopingut.

Ndeshja revansh mes Kliçkos dhe Xhoshuas do të zhvillohet më 11 nëntor, ka shumë mundësi, në Las Vegas. Ed Heri, promotori i kampionit të botës, Xhoshua, vuri në dukje se ata kishin kërkuar që ndeshja të zhvillohej në Las Vegas. “Vegasi është alternativa e parë, por, sidoqoftë, neve do të na duhet që të presim disa javë që kjo punë të përfundojë.Kam bindjen se Kliçko do ta pranojë ndeshjen revansh”, tha promotori Heri.

Sfidanti.al