Federeri dikur qaraman dhe i llastuar, kurse tani nje mbret i ftohte

Të paktën, kështu thonë Dejvid Lo dhe Mark Rose që e njohin nga afër tenistin as zviceran Rozher Federer. I pari që e ka ndihmuar Federerin, duke i dhënë këshilla sesi duhet të sillet para medias, zbuloi disa detaje interesante të fillimeve të tenistit legjendar. “Ka pasur jo pak raste, kur ne kemi marrë pjesë në turne, ku atë e mbushnin emocionet që ai nuk i përballonte dot. Kishte raste që ai shpërthente nga ana mentale, ndonjëherë e mbushnin emocionet, saqë ai e flakte tej raketën, thjesht, tregohejsi një fëmijë i llastuar. Me të vërtetë, kishte raste që ai tregohej në terren si një qaraman i vërtetë. Atëkohë, ai ishte i papjekur dhe kishte nevojë që të rritej”, thotë Dejvid Lo.

Fillimet e Federerit i mban mend edhe ish-tenisti tjetër zviceran Mark Rose. “Mbaj mend, kur ne u stërvitëm, për herë të parë, bashkë. Ai ishte një talent i ri në Zvicër, por, sidoqoftë, pakkush e donte! Zakonisht, të rinjtë, përpiqen të sillen mirë dhe të tregohen modestë, kurse Rozheri ishte krejt e kundërta. Nuk më besohej, megjithëse e shihja se ai sillej keq”, tregon Rose.

Sfidanti.al