Gjysmë milionë euro rrogë në javë, Siti nuk ka kufi për blerjet!

Aleksis Sançez është objektiv i madh i Pep Guardiolës, edhe pse sulmin e ka “top”, dhe trajneri katalanas është njeri 100 për qind i këtij lloj futbolli që të ndalet përpara skrupujve apo pengesave. Është e vështirë të binden Arsenali dhe Sançezi? Atëherë, përdorim argumentin që më shumë peshon në kohët e sotme, paratë. Urdhëro zoti Aleksis 400 mijë stërlina rrogë në javë, që bëjnë gati gjysmë milionë euro, që do të thotë rreth 25-26 milionë euro në vit. Nuk ka nevojë të shkosh në Kinë që të ndodhë çmenduria.

Nuk dihet sesa mund t’i paguhen Arsenalit, pasi Sançez është në vitin e fundit të kontratës, por ndoshta 40 milionë stërlina apo edhe më shumë, pasi për sulmuesin nga Kili ka konkurrencë të madhe. Këto para do të ndihmonin që Venger të financonte transferimin e lojtarit të krahut të Monakos, Tomas Lemar, ndërsa francezët kanë hedhur poshtë një ofertë prej 50 milionë stërlinash (gati 60 milionë euro).

Sfidanti.al