Dyshime për Milanin? Po, nga presidenti i Romës që flet që nga SHBA!

Emrin e ka anglez, Xhejms, mbiemrin tipik italian, Palota. Është qytetar amerikan, binzesmen i rëndësishëm dhe president i Romës, ndërsa nuk ka drojë që të flasë dhe të kritikojë. Shënjestra e kritikave të tij këtë herë është Milani, “superfuqia e verës” e futbollit italian, që ka bërë kaq shumë blerje dhe që premton të ketë skuadër të denjë për trofe. “Kjo që po ndodh nuk ka kuptim, – thotë Palota, – ata nuk kishin paratë për të blerë klubin, pasi morën 300 milionë euro hua në Londër, nga njerëz që unë i njoh, dhe me interesa të larta. Tani, po shpenzojnë shumë për të marrë lojtarë, diçka që do të ketë pasoja më vonë”.

Drejtuesit e Milanit janë shprehur se e gjitha kjo bëhet për të shkuar në Champions, por presidenti i Romës nuk beson se ia vlen. “Nuk mjafton të shkosh në Champions, – shprehet ai, – shpenzimet do të jenë të njëjta me të ardhurat, atëherë çfarë do të bëjnë? Ndoshta, ata kanë një plan të madh që do ta kuptojmë më vonë, por skuadrat e tjera të Serisë A janë shumë më tepër racionale”.

Sfidanti.al