Mos e tepro Ravaneli, premton 60 gola sot edhe pse është 48 vjeç

A ju kujtohet Mauricio Ravaneli? Nuk besohet ta keni harruar njërin nga sulmuesit kryesorë të Juventusit të madh të Lipit në vitet 90-të, që shënoi shumë gola, fitoi shumë në Itali, dhe po ashtu edhe Ligën e Kampionëve. Sot, ai është 48 vjeç, por ndërsa e ndjek futbollin nga televizori në shtëpinë e tij në Peruxha, pranë pishinës së ndërtuar për qejf, thotë se do të donte të vishte edhe një herë uniformën dhe të hynte në fushë.

“Unë shënova 34 gola për Juventusin në 1995-1996, – shprehet ai, – dhe shënova 31 gola për Midëllsbroun një sezon më pas. Nuk dua të jem mendjemadh, por sot mund të shënoja 60 gola, pa asnjë dyshim 50, pasi shoh se mbrojtësit sot janë më të dobët sesa në vitet 90-të. Nuk ka më Nesta, Maldini, Stam, dhe unë, Zola, Kantona apo Sheringam do të shënonim sot më shumë”. Sulmuesit sot po transferohen për 80-90 milionë euro siç ndodhi me Lukakun apo Moratën, por sa do të kushtonte Ravaneli? Ndoshta 100 milionë euro?!

Sfidanti.al