‘Skuqet’ Hungaria; Ferrari dominon provat zyrtare

Ferrari i tregon Mercedes se është një kockë e fortë. Kokëkuqja italiane i tregoi të gjthë forcën e saj në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë teksa i dominoi totalisht. Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen pas problemeve të kohë të fundit këtë radhë u shfaqën të paarritshëm  në pistën e Hungaroringut. Ishte gjermani ai që rezultoi piloti më i shpejtë në këtë cirkuit teksa e përshkoi me kohën 1 minutë 16 sekonda e 276 të mijtat, një kohë kjo që ishte e pamundur të thyhej edhe nga vetë Mercedes. Kimi Raikkonen do të jetë ai që do të jetë përkrah shokut të tij të skuadrës në vendin e dytë me 168 të mijtat më shumë se Vettel, ndërsa Mercedes u detyrua të pranojë vendin e 3 dhe të katërt me Bottas dhe Hamilton duke lënë pas shpatullave Red Bull me Verstappen dhe Ricciardon.

sfidanti.al