Ky qenka Guardiola i keq,  200 milionë sterlina rekord dhe s’ndalet

Pep Guardiola, këtë verë, po i shkapërderdhë paratë, si askush tjetër më parë, në Premier Ligë, por, megjithatë, ky trajner spanjoll ka projektuar edhe një përforcim tjetër të madh e të fundit, si ‘qersha mbi tortë”, deri në fund të sezonit të transferimeve. Guardiola po bën një ristrukturim të madh të ekipit dhe, brenda dy javësh, e ka thyer dy herë rekordin për mbrojtësin më të shtrenjtë, së pari, duke angazhuar Kajl Uokerin, dhe, së dytë, duke sjellë Benxhamin Mendin.

Ai ka shpenzuar, deri tani, mbi 200 milionë sterlina për përforcimet e reja që përbën një rekord më vete. Mediumet ishullorë shkruajnë se angazhimi i një futbollisti ofensiv është një objektiv kryesor deri në fund të sezonit. Si dëshira të Guardiolës përmenden Aleksis Sançezi i Arsenalit dhe Kilian Mbape i Monakos. Vengeri, në fak, nuk do që ta shesë futbollistin kilian (Sançezin), por Guardiola është i bindur se mund ta blejë atë për 50 milionë srterlina. Alternativa e dytëështë dy herë më e shtrenjtë, pasi për futbollistin e ri francez (Mbapen) duhen mbi 100 milionë sterlina!

Sfidanti.al