Uli Henes: Oferta e PSZH-së për Nejmarin , haptazi shenjë dobësie!

Numri 1 i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, flet gjithnjë hapur për zhvillimet në tregun e transferimeve. Kësaj here, atij iu kërkua që të komentonte synimin e PSZH-së që të paguajë, madje, edhe 222 milionë euro për Nejmarin dhe reagimi i tij ishte si më poshtë: “Kjo lëvizje është më shumë shenjë dobësie sesa fuqie. Nëse prish kaq shumë para dhe nuk fiton asgjë, kjo do të thotë se ti nuk ke punuar mirë. Sipas logjikës sonë, transferimi më i shtrenjtë nuk do të thotë seështë më i miri, nëse ai nuk ju sjell rezultate”, tha Hënesi.

Për çështjen në fjalë bëri komentin e tij edhe presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Olas, që tha: “Nuk jam i sigurt, nëse ky transferim do të jetë pozitiv për futbollin francez. E gjithë shuma plus shpenzimet e tjera mund të arrijë deri në 500 milionë euro! Mendoj se një gjë e tillë nuk i përgjigjet situatës në Francë që nuk është Anglia, ku në Premierë Ligën e saj vërtiten shumë para të mëdha, sidomos, që kanë lidhje me të drejtat televizive.

Sfidanti.al