Mercedes do të largohet nga kampionati DTM në fund të sezonit të vitit 2018 për të hyrë në Botërorin e Formula E në 2019 dhe ai që konfirmoi gjithcka ishte vetë Toto Wolff. ‘Vitet që kemi qenë pjesëmarrës në kampionatin DTM do të kujtohen gjithnjë si një kapitull shumë i rëndësishëm në historinë e Mercedesit-tha Wolff-dua të falenderoj anëtarët e skuadrës për punën fantastike që kanë bërë duke ndihmuar Mercedes Benz të jetë më i suksesshmi në kampionatin DTM gjatë gjithë kësaj kohe’. Kampionati DTM është krijuar në vitin 1988 dhe deri tani janë zhvilluar 26 sezone. Mercedes është bërë pjesë e këtij kompeticioni që nga viti 2000 dhe deri tani ka fituar 10 tituj për pilotë, 13 për skuadra dhe 6 për konstruktorë. Në total Mercedes ka shënuar 183 fitore garash, 128 pole position dhe 540 podiume