Ëndrra e tij ishte të mbyllte karrierën si basketbollist me Boston Celtics dhe kështu do të ndodhë. Skuadra e NBA bëri të ditur zyrtarisht nënshkrimin e një kontrate formale prej një dite për t’i dhënë mundësinë atij që ta lërë aventurën e tij 19 vjeçare në kampionatin më spektakolar të basketbollit duke veshur fanelën e Bostonit me të cilin fitoi titullin kampion në 2008.’Është një nder për mua që më jepet mundësia të jem sërish pjesë e Bostonit-deklaroi Pierce-skuadra dhe qyteti më bënë pjesë të tyre dhe nuk e imagjinoja dot veten që ta mbyllja karrierën time në një mënyrë tjetër. I përkas përjetësisht Boston celtics’. Oaul Pierce i lindur në Los Angeles, është një legjende e Celtics në të gjitha aspektet. Shumë shpejt skuadra e Massachusets do të tërheqë fanelën e tij me nr.34 që do të shfaqet gjithnjë në TD Garden. Paul Pierce e mbyll karrierën e tij si lideri historik i Bostonit me 1823 gjuajtje nga distanca e 3 pikëve, 6434 gjuajtje të lira, 1583 rrëmbime topash, ndërkohë ka shënuar 24021 pikë, i dyti në historinë e skuadrës pas John Havlicek.
sfidanti.al