Roger Federer po rezulton një bast i sigurt për admiruesit e tenisit. e tregoi këtë biznesmeni 36 vjecar , George i cili arriti të sigurojë 184 mijë Euro nga basti që vuri për triumin e zviceranit në finalen e Wimbledonit ndaj Marin Cilic. Mediat britanike raportojnë se George,që është një admirues i Federer vendosi të vërë bast 56 mijë Euro për suksesin e tij dhe tenisti nga Bazeli nuk e zhgënjeu aspak. ‘Nuk vë shpesh baste, por kur e ndërmarr një veprim të tillë jam i sigurt per te-tha biznesmeni George për Telegraph-Federer fitoi turnetë më të rëndësishëm në fillim të këtij viti dhe kur deklaroi përqendrimin e tij në turnete me fushat me bar dhe cemento, kuptova se në Wimbledon do të shkonte deri në fund. Gjithsesi unë nuk kam mundur të fle për ditë të tëra.
sfidanti.al