Antonio Cassano një talent i padisiplinuar për shumë kohë befasoi të fgjithë në Itali teksa deklaroi tërheqjen nga futbolli i luajtur. Dhe e gjithë kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi kishte nënshkruar kontratën me Veronën. Tashmë 35 vjeçar, FantAntonio mendohet se vendosi të braktisë këtë sport për shkak të nostalgjisë që ndjen për familjen e tij, por do të jetë vetë Cassano ai që do të bëjë shpjegimet e tij për këtë vendim të papritur. Në 10 korrik, Cassano bëri prezantimin si futbollist i Veronës, madje u aktivizua edhe në 2 ndeshjet e para miqësore duke lënë përrshtypje të mira, por pas një jave vendosi mbylljen e karrierës që tij duke lene nje shije disi te hidhur.
sfidanti.al