Francesco Totti nuk do të jetë më në fushën e lojës, por ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Romës. Kapiteni legjendar i verdhekuqva tashmë do të shihet i veshur me kostum serioz pasi do të jetë në rolin e një prej drejtuesve të Romës. ‘Hyj në bordin drejtues të klubit duke kërkuar të kuptoj se cili do të jetë roli im në të. Por në kartvizitën time do të jetë e shkruar vetëm Francesco, AS roma*-tha Totti që kujtoi edhe momentin e lamtumirës në Olimpico pas sfidës me Genoan-28 maji do të mbetet një datë e shënuar për mua. Do të jetë e vështirë t’u shpjegoj njerëzve çfarë ndjeva atë ditë. U mbyll pjesa e jetës sime si futbollit, tani nis ajo si drejtues dhe unë shpresoj që të bëj të njëjtën gjë si në fushën e lojës’. Francesco Totti hyri në botën e futbollit në vitin 1993 kur ishte vetëm 16 vjec, Në karrierën e tij 25 vjecare, ish kapiteni i romës ka punuar me 16 trajnerë, ndërkohë që ka zhvilluar 786 ndeshje. 307 është numri i golave të shënuar prej tij, 250 nga të cilat në Serinë A, duke u bëtë shënuesi i dytë më i mirë në historinë e kësaj lige. Kampion bote me Italinë në 2006, e vetmja gjë që i mbetet peng Tottit është se ka fituar më pak tituj nga sa meritonte me Romën; 1 titull kampion i Serisë A në 2001 dhe 2 Kupa të Italisë