Mercedes bashkëpunim me McLaren në vend të Hondës? Një hipotezë që refuzohet në mënyrë kategorike

Javët e fundit është folur shumë për mundësinë e ndarjes së McLarenit me Hondën për të nisur një bashkëpunim me Mercedes. Por kjo hipotezë rezulton që të jetë e parealizueshme në këtë moment, të paktën kështu pretendojnë si drejtuesit e kompanisë japoneze të prodhimit të motorëve dhe ata të skuderisë gjermane. I pari që ka shuar zërat e një divorci me skuderinë britanike ishte Shefi Ekzekutiv i Hondës, Hosewaga i cili deklaroi: ‘Nuk jemi të përgatitur për t’u larguar nga McLaren. Honda dëshiron të vazhdojë këtë bashkëpunim dhe në këtë moment nuk ekziston asnjë opsion tjetër’. Ndërsa Toto Wolff ishte akoma më kategorik në qëndrimin e tij kur tha: ‘McLaren nuk do të ndërrojë furnizues të motorëve, dhe as ne nuk do të japim motorët tanë në skuadër tjetër’. Më qartë se kaq nuk mund të përshkruhet ajo cfarë mendojnë drejtuesit e Hondës dhe Mercedes për këtë lidhje të tyre me McLaren.

sfidanti.al