Policia e Palm Beach ndryshon ‘verdiktin’, Venus Willimas kaloi kryqëzimin me sinjal të gjelbër ditën e aksidentit

Policia e Palm Beach në Florida tërhiqet nga pretendimet e saj në lidhje me përgjegjësinë e Venus Williams në një aksident rrugor të ndodhur në muajin qershor ku humbi jetën një 78 vjeçar. Në versionin e saj të parë, policia deklaroi se Williams ishte shkaktare e aksidentit pasi kaloi kryqëzimin nën regjimin e dritës së kuqe të semaforit. Por ky version tashmë ka rënë  duke konfirmuar atë që kishte deklaruar më parë avokati i tenistes, Cunningham. ‘Duke u bazuar te provat e reja të paraqitura,  vërtetohet se Venus Williams e kaloi rrugën me sinjalin e gjelbër të semaforit-theksoi policia e Palm Beach që shtoi se nga regjistrimet nga kamerat e sigurisë, u pa se Venus e reduktoi shpejtësinë dhe në atë moment makina e saj u përplas me mjetin tjetër. Ndërkaq Linda Barson, drejtuesja e automjetit tjetër që u plagos në incident, deklaroi se goditi makinën e Ëilliams pasi nuk mundi dot të frenojë në kohë.

Sfidanti.al