Suksesin e ka arritur me Barcelonën, por Luis Suarez nuk e harron Liverpoolin

Luis Suarez ka arritur suksese të jashtëzakonshme me Barcelonën, por uruguajani nuk e harron lehtë Liverpoolin. Sulmuesi 30 vjeçar ruan  ende kujtime të këndshme nga ‘The Reds’ kur u tranfserua në janarin e vitit 2011 për të përjetuar në Anfield 3 sezone. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit anglez, Suarez ka deklaruar se kalimi te Liverpool ka qenë moment kyç i karrierës së tij.’Kur isha fëmijë, Liverpool ishte një nga klubet më të mëdha në Evropë dhe ishte i njohur në mbarë botën-tregon Suarez-kështu që kur mësova për interesin e kësaj skuadre nuk pata asnjë dyshim në zgjedhjen time sepse të jesh pjesë e Liverpoolit është ëndrra e çdo lojtari. Nuk e mendoja kurrë se do të më jepej shansi për të luajtur në Anfield’. Gjatë aktivizimit të tij në Premier League, Luis suarez shënoi 69 gola në 110 ndeshje, ndërsa me Barcelonën, uruguajani ka një bilanc me 85 gola në 97 ndeshje statistika të cilave u shtohen e 18 golat e shënuar në Ligën e Kampioneve.

sfidanti.al