Është një skuadër në Evropë që ka tifozët më besnikë dhe ajo është Borussia e Dortmundit. Dhe këtë e tregon fakti që për këtë vit 99.98% e tifozëve të saj kanë bërë riabonimet për në stadium. Kjo do të thotë që e kanë bërë dicka të tillë praktikisht të gjithë dhe ata 66 persona që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, ka qenë për arsye personale apo profesionale. Kështu në ndeshjet e Borussias së Dortmundit në shtëpinë e saj, numri i shikuesve ishte 79712 persona. Në vendin e dytë në këtë klasifikim të veçantë vjen Barcelona me 77944 shikues në stadium, ndërkohë që në vendin e tretë është Manchester United me 75920 tifozë. Por në Bundesligë, fjala besnikëri është në rend të ditës, në 16 stadiume nga 18 që janë, tifozët mbushin 90% të tyre. Ajo që vuan në këtë pikë është Italia, pasi asnjë prej klubeve të futbollit Italian nuk është brenda klasifikimit të 20 stadiumeve më të frekuentuara nga tifozët.
sfidanti.al