Valtteri Bottas befason të gjithë dhe fiton pole position në Çmimin e Madh të Austrisë në Botërorin e Formula 1. Piloti finlandez regjistroi kohën më të shpejtë në sesionin e tretë të provave kualifikuese që në tentativën e parë, por edhe fati ishte me të pasi Grosjean me problemet e shfaqura me makinën Haas bëri që rivalët e tij të heqin dorë nga tentativa e fundit për të thyer kohën e tij. Sebastian Vettel iashte ai që iu afrua më shumë kohës së Bottas me gjermanin e Ferrarit që u rendit në vendin e dytë me vetëm 42 të mijtat më shumë. Lewis Hamilton shënoi kohën e tretë më të mirë, por britaniku do ta nisë garën e së dielës nga vendi i tetë për shkak të penalizimit me 5 pozicione për ndërrimin e kambios në makinën e tij. Vendi i tretë i kaloi Kimi Raikkonen që do të ketë përkrah tij në vijën e dytë të nisjes australianin Daniel Ricciardo i ndjekur nga Max Verstappen dhe Romain Grosjean.
sfidanti.al